Shkëlqejnë vajzat kosovare në maratonën e vrapit malor në Maqedoninë e Veriut
20.9.2020 - 20:43
Martona e vrapimit malor në Maqedoninë e Veriut i ka takuar vajzave të Kosovës në garën e vajzave në maratonat 107 kilometra dhe në garën 66 kilometra.
Atletet kosovare kanë shkëlqyer në Maqedoninë e Veriut, të shtunën duke i rrëmbyer tri çmime në të ndryshme në garat e vrapimit në kategorinë e vajzave.
Në garën “Ohrid Ultra Trail’, 107km dhe 5000D+”, Artineta Mula e ka zënë vendin e parë nga klubi KTRA, kurse Uta Ibrahimi e ka zënë vendin e tretë anëtare e X-Trailers, klube që janë nga Kosova.
Kurse në garën “Ohrid Galica Ultra’, 66km dhe 3350D+”, ka shkëlqyer anëtarja e X-Trailers, Erida Kurshumlija duke e zënë vendin e parë.
KALLXO.com, sjellë video nga momenti i cermonisë së ndarjeve të çmimeve për vajzat kosovare.