Sherif Kallaku: Jemi më të mirë se Kosova

Shqipëria U21 dhe Kosova U21, do të përballen ndërmjet vete të martën në mbrëmje prej orës 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, në kuadër të kualifikimeve për “Euro2021”.

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë U21, Sherif Kallaku, ka folur në konferencë për media për ndeshjen e nesërme ndaj Kosovës.

Ai ka folur për synimin e skuadrës për ndeshjen e nesërme.

“Kosova? “Siç e tha edhe profesori, ata kanë më shumë pikë se ne. Dua të theksoj se kualiteti tek ne është pak më i madh se tek ata. Kemi punuar mirë në stërvitje dhe do ta përballojmë këtë ndeshje. Duhet ta shikojmë thjesht si një ndeshje të radhës, që duhet të marrim tre pikët. Për ne është detyrim”, ka thënë Kallaku.

Kallaku ka thënë se në këtë ndeshje do të futen që ta fitojnë.

 

“Vëllazërore apo derbi me Kosovën? “Normalisht mund të quhet ndeshje vëllazërore, por janë kualifikuese dhe janë detyrim tre pikët. Nuk do futemi si në një ndeshje vëllazërore, por për ta fituar. Normalisht që është një derbi. Është një derbi ku nuk gjëra të tipit “jemi vëllezër” nuk vlejnë brenda 90 minutave. Pas ndeshjes jemi vëllezër dhe rrimë së bashku”, ka theksuar Sherif Kallaku.