Shaqiri shënon gol në fitoren e thellë të Liverpoolit ndaj Lincolnit (VIDEO)

Liverpooli ka shënuar fitore të thellë me rezultat 2-7, e cila u luajt në kuadër të 1/16-tes së finales në Carabao Cup.

Në këtë ndeshje golin e parë për Liverpoolin shënoi Xherdan Shaqiri në minutën e 9’ një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-0, me golat e Shaqirit, Minaminos, Curtis Jones i cili i shënoi dy gola në minutat 32’ dhe 36’.

Në pjeën e dytë për Liverpoolin shënuan Minamino në minutën e 46’, Grujic në të 65’ dhe Origi në të 89’.

Për Lincolnin shënuan Edun dhe Monstmas në minutat 60’ dhe 66’.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli ka kaluar në 1/8 e finales në Carabao Cup.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.