
Shaqiri: Ronaldo është idoli im, i pata prerë flokët si ai në vitin 2002
Njëri prej lojtarëve më të trofshëm shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka zbuluar një histori interesante sa i përket lojtarit që e adhuronte sa ishte fëmijë.
Xherdan Shaqiri, ka zbuluar se Ronaldo ishte idoli i tij dhe se i kishte prerë flokët si Ronaldo gjatë kampionatit botërorë të vitit 1998.
28 vjeçari nga Zhegra e Gjilanit, ka treguar se e ka pëlqyer Ronaldon shumë se si ka luajtur.
“E pëlqej atë, stili i tij se si luante ishte i mahnitshëm. Ai ishte idhulli i m i madh. I pata prerë flokët si ai në vitin 2002 në formë trekëndëshi. Të gjithë u shokuan me mu kur pata shkuar në shkollë me atë stil të flokëve. Por e doja atë, edhe vazhdoj ta dua ende”, ka rrëfyer Shaqiri për faqen zyrtare të Liverpoolit.
Shaqa ka treguar se ka qarë kur Brazili ka humbur nga Franca në Kupën e Botës në vitin 1998.
“Ai është idhulli im i madh. Shpresoj që do ta takoj atë. Nuk e kopjoja atë, pasi secili futbollist është ndryshe dhe ka stil të lojës ndryshe. Kur ai humbi kundër Francës në Kupën e Botës në vitin 1998, unë qava në shtëpi. Ai ishte idhulli im”, ka treguar Shaqiri.