Sezoni ‘shterpë’ i Dukagjinit

KF Dukagjinit iu deshtën 16 vite që të inkuadrohej përsëri në Superligën e Kosovës.

Klinasit e kanë nisur sezonin 2019/2020, në mënyrën më të keqe të mundshme.

Pas 17-xhirove, Dukagjini, pozicionohet në vendin e fundit me tetë pikë, dhe pothuajse më një këmbë është në përsëri në Ligën e Parë.

Forma e dobët e sulmuesve të Dukagjinit, e tregon më së miri pozicionimin e klubit.

Dukagjini nga 17 ndeshje të zhvilluara i ka shënuar vetëm gjashtë gola dhe i ka pranuar 29.