Sezoni 2020/2021 në Ligue 1 do të nisë më 22 gusht

Federata e Futbollit të Francës, ka zbuluar kalendarin për sezonin 2020/2021 në Ligue 1.

Kampionati francez i njohur si Ligue 1, do të nisë më 22 gusht.

Xhiroja e parë do të zhvillohet më 22 dhe 23 gusht.

Kampioni në fuqi në Ligue 1, Paris Saint-Germain do ta nisë sezonin e ri ndaj Metzit.

Ligue 1, do të përfundojë më 23 maj të vitit 2021, që i bie ditë e diel.

Për sezonin 2019/2020, kampion në Ligue 1, është shpallur Paris Saint-Germain, pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Kalendari i Ligue 1 për sezonin 2020/2021