Sevilla fiton me lehtësi ndaj Dudelanges, shkëlqen El Haddadi (VIDEO)

Sevilla ka shënuar një fitore të lehtë si mysafir ndaj Dudeleanges, me rezultat 5-2, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Europa League.

Spanjollët kaluan në epërsi në minutën e 17’ me Dabburin.

Epërsinë e dyfishoi El Haddadi në minutën e 27’.

Ishte përsëri El Haddaddi që shënoi në minutën e 33’ për rezultatin 3-0.

Dabbur në minutën e 36’ e bëri të ditur skuadrën fituese të kësaj ndeshje duke shënuar për rezultatin 4-0.

El Haddadi në minutën e 67’ e kompletoi Hat-trickun e tij për rezultatin 5-0.

Vendasit i shënuan dy gola me Danel Sinanin në minutën e 69’ dhe të 80’, për rezultatin përfundimtar 5-2.

Pas kësaj fitoreje Sevilla pozicionohet në vendin e parë me 12 pikë në Grupin A.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.