Serie A thotë se nuk është shtyrë ndeshja Lazio – Torino, torinezët nuk udhëtojnë drejt kryeqytetit italian

Serie A, ka njoftuar se nuk ka vendosur që mos të luhet ndeshja Lazio – Torino, megjithatë torinezët nuk kanë udhëtuar.

Pas mbledhjes urgjente të ligës për ta diskutuar rastin e Lazio – Torino, e cila me orar është e paraparë që të luhet sot nga ora 20:45, është marrë vendimi që ndeshja mos të shtyhet.

Agjencia e lajmeve ANSA, ka raportuar se Serie A, ka vendosur që ndeshja të luhet sot duke i hedhur poshtë hipotezat që ndeshja të shtyhet.

Por, Torino është bllokuar nga autoritet lokale dhe nuk mundet që të udhëtojë drejt kryeqytetit italian.

Torino sot do t’i ketë rezultatet e reja të COVID-19, për të parë se ka tjerë lojtarë pozitiv, pasi deri më tani kanë rezultuar tetë lojtarë pozitiv.

Anulimi i kësaj ndeshje i konvenon Lazios, pasi të shtunën do të përballet me Juventusin në Torino.

Kurse, Torino, rrezikon që mos ta luaj as ndeshjen ndaj Crotones të dielën.