Serie A pritet të rinisë më 13 qershor

Gjasat që të rinisë futbolli në Serie A, po rriten çdo ditë e me shumë.

Klubet italiane i kanë nisur stërvitjet individuale prej javës së kaluar, kurse stërvitjet në mënyrë grupore priten të nisin me 18 maj.

“Calciomercato”, shkruan se Serie A, ka propozuar 13 qershorin si datë të rifillimit të sezonit, apo më së voni 20 qershori, i cili pritet të përfundoj me 2 gushth.

Kjo datë është aprovuar nga klubet në asamblenë e mbajtur sot.

Mungon vetëm aprovimi Qeverisë së Italisë, për të lejuar rfillimin e ligës.

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe finalet do të luhen në korrik.

Pasi të rinisin stërvitjet në mënyrë grupore, nëse një lojtar rezulton pozitiv me COVID-19, atëherë e gjithë skuadra do të futet në karantinë për dy javë, këtë e ka konfirmuar Ministrii Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora. Sa i përket Gjermanisë, unë i ftoj të gjithë ta shqyrtojnë rastin e Dynamo Dresdenit, që ka përfunduar në karantinë për 15 ditë. Ne nuk mund të nënvlerësojmë problemin. Vetëm disa javë më parë, disa lojtarë përfunduan në karantinë. Ne duam të rihapim ligën dhe të lejojmë të përfundohet, por në siguri absolute” ka thënë Spadafora.

Spadafora ka njoftuar se stërvitjet në grup mund të kthehen nga 18 maji.

“Unë jam i vetëdijshëm për rëndësinë sociale që paraqet futbolli, por edhe se është një nga ministritë më të rëndësishme në shtetin tonë. Unë kam marrë një letër nga presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, që ka konfirmuar se ka pranuar gjitha modifikimet në protokollin mjekësor, veçanërisht karantinën për skuadrën nëse ka ndonjë rast pozitiv. Për këtë, stërvitjet në grup mund të kthehen nga 18 maji”, ka deklaruar Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!