Serie A do të nisë më 20 qershor

Kampionati italian Serie A, do të rifillojë më 20 qershor, raporton “Football-Italia”.

Futbolli në Itali do të nisë me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë më 13 qershor.

Kujtojmë se Serie A është pezulluar prej 13 marsit për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Italia ka qenë njëra prej vendeve më të goditura nga COVID-19.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur një takim online nga krerët kryesorë të sportit në Itali, për të vendosur për fatin e Serie A.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!