Sergio Ramos e mbështet Messin për Topin e Artë

Sergio Ramos dhe Lionel Messi ishin rival të përbetuar për vite të tëra sa ishin pjesë e Real Madridit dhe Barcelonës.

Të dy futbollistët prej verës së vitit 2021 iu bashkuan skuadrës së Paris Saint-Germain, duke u larguar nga skuadrat spanjolle si lojtar të ri.

Ramos sot debutoi me Paris Saint – Germainin në fitoren 1-3 ndaj St Etienne.

Spanjolli pas ndeshjes ka thënë se është kënaqësi për të të luaj me Messin dhe e mbështet argjentinasin për Topin e Artë.

“Messi është shumë vendimtar dhe është kënaqësi të luaj me të. Natyrisht që unë mbështes Messin dhe i uroj atij gjithë të mirat”, ka deklaruar Sergio Ramos.

Ceromonia e Topit të Artë do të mbahet të hënën më 29 nëntor dhe jepet nga France Football.

Lionel Messi, Jorginho dhe Robert Lewandowski janë tre emrat favorit për Topin e Artë.