Schalke turpërohet në vend të vet nga Augsburgu

Schalke ka pësuar debakël nga Augsburgu në shtëpi të vet me rezultat 3-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 27-të në Bundesligë.

Mysafirët e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi me Eduard Lowenin në minutën e 6’.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve.

Si pjesa e parë, edhe e dyta i takoi mysafirëve.

Në minutën e 76’ Noah-Joel Sarenren –Bazze shënoi për 2-0.

Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-0, shënoi Sergio Cordova në minutën e 90+1’.

Pas kësaj fitoreje Auggsburg ngritët në vendin e 12-të me 30 pikë.

Kurse Schalke mbetet në vendin e tetë me 37 pikë.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!