Schalke largohet nga Bundesliga për herë të parë pas 30 viteve

Schalke ka pësuar humbje me rezultat 1-0, nga Arminia Bielefeldi në kuadër të xhiros së 30-të në Bundesligë.

Golin e fitores për vendasit e shënoi Fabian Klos në minutën e 50’.

Pas kësaj humbje Schalke edhe matematikisht është pa gjasa për të mbetur në Bundesligë.

Schalke ka luajtur rregullisht në Bundesligë që nga promovimi në vitin 1991. Por ka pasur një edicion të pasuksesshëm dhe rënia dukej e pashmangshme.

Schalke është në vend të fundit me 13 pikë nga 30 ndeshje duke i pësuar 21 humbje.

Shkodran Mustafi luajti për 90 minuta në humbjen e Schalkes.