Sarri: Nuk do ta shikoj ndeshjen Napoli- Inter, do ta shëtis qenin

Juventus ka shnëuar një fitore të lehtë ndaj Cagliarit me rezultat 4-0, e vlefshme për xhiron e 18-të në Serie A.

Pas ndeshjes, trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

Kur është pyetur për ndeshjen Napoli – Interi, që do të luhet prej orës 20:45, ai ka thënë se nuk do ta shikoj, pasi do ta shëtis qenin e tij.

”Ishte ndeshja jonë më e mirë për nga vazhdimësia. Merkato? Nuk është punë për mua. Nuk do ta shikoj ndeshjen Napoli – Inter, do ta shëtis qenin”, ka thënë Sarri për mediat italiane.