Sane thotë se iu bashkua Bayernit që ta fitojë Ligën e Kampionëve

Sulmuesi anësor gjerman Lorey Sane iu bashkua Bayern Munchenit nga Manchester City, duke nënshkruar kontratë pësëvjeçare me bavarezët.

Gjermani sot është prezantuar edhe zyrtarisht për mediat në zyret e klubit të Bayernit nënë shoqërimin e Kahn, Rummenigges dhe Salihamdzicit.

24 vjeçari ka treguar se mesfushori i Byernit Joshua Kimmichit e kishte pyetur rregullisht në telefon se kur do t’i bashkohej Bayernit.

“Personi që më ka acaruar më shumë ishte Joshua Kimmich. Ai më merrte çdo ditë në telefon duke më pyetur se kur do të firmosja me Bayernin. Të gjithë lojtarët janë munduar që të më bëjnë të ndihem mirë në Bavari”, ka treguar Sane.

Gjermani ka thënë se kaloi te Bayerni pasi është klub që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve.

“Të fitojmë Ligën e Kampionëve është goxha e vështirë, por Bayerni e ka bërë disa herë. E bëra lëvizjen se doja të kaloja te një klub që mund të fitojë Ligën e Kampionëve. Të shohim nëse do ta arrijmë në vitet e ardhshme. Skuadra është super dhe mund ta shohësh në fushë që çdo lojtar argëtohet, ishte zgjedhja e duhur për mua”, ka potencuar Leroy Sane.

Sane e ka zgjedhur numrin 10 të cilin do ta mbaj te Bayerni, numër i cili ka peshe të madhe mbi supet e secilit lojtarë në klube të mëdha.

“Ishin të lira fanella me numër 7 dhe 10. Unë zgjodha të vesh fanellën me numër 10. Nuk kam aspak presion që të mbush hapësirën e lënë bosh nga Arjen Robben. Ende flej në hotel, shpresoj të gjej diçka komode në ditët në vazhdim”, ka treguar 24 vjeçari.