Foto/ Twitter: Leroy Sane

Sane do t’i bashkohet Bayernit

Leroy Sane prite të ndërroj ambient në merkaton e verës, sulmuesi gjerman po kërkohet me ngulm nga Bayern Munchen.

Gazetari i Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Bayern Munchen ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e Sanes.

Sulmuesi gjerman pritet të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me bavarezët.

24 vjeçare ka kontratë me Cityn deri në vitin 2021 të cilën nuk e ka rinovuar duke i dërguar sinjale skuadrës angleze se dëshiron largimin nga Premierliga.

Sane iu ka bashkuar Manchester Cityt në vitin 2016 nga Schalke.