BRESCIA, ITALY - NOVEMBER 30: Sandro Tonali of Brescia Calcio looks on during the Serie A match between Brescia Calcio and Atalanta BC at Stadio Mario Rigamonti on November 30, 2019 in Brescia, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Sandro Tonali preferon transferimin te Interi ose Juventusi, përpara Barcelonës

Mesfushori i Brescias, Sandro Tonali, është njëri prej lojtarëve më të kërkuar nga klubet europiane.

Për 20 vjeçarin italian, kanë shprehur interesim skuadra si Barcelona, PSG, Juventus dhe Inter.

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, ka treguar se Barcelona i ka ofruar skuadrës italiane 65 milionë euro, plus dy lojtarë të rinj.

“Në janar Barcelona më ofroi 65 milionë euro dhe dy të rinj interesantë, që vlerësoheshin 15 milionë euro. Tonali është me të tashme dhe të ardhme të ndritur, pasi ka sens pozicionimi, grintë dhe mbi të gjitha pasime të gjata shumë të sakta. Megjithatë për momentin mendojmë të mbyllim me sukses sezonin dhe më pas të shohim”, ka treguar presidenti i Brescias.

Cellino ka treguar se për Tonalin, ka shprehur interesim edhe PSG, por futbollisti italian preferon t’i bashkohet Interit ose Juventusit.

“Presidenti i PSG-së më telefonoi edhe dje për të marrë Sandron në Paris, por ky i fundit nuk preferon transferimin në Francë. De Laurentiis më ka ofruar 40 milionë euro, ndërsa edhe Fiorentina është gati të provojë shanset e saj, megjithatë vetë Sandro preferon Interin ose Juven”, ka thënë Massimo Cellino.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!