Sanchez zyrtarisht qëndron tek Interi si transfer i lirë

Alexis Sanchez ka nënshkruar për Interin  një marrëveshje tre-vjeçare pasi Manchester United pranoi të prish kontratën e tij.

Kiliani iu bashkua Unitedit nga Arsenali në janar 2018, por dështoi për të lënë gjyrmë në Old Trafford, duke shënuar vetëm pesë gola në 45 paraqitje.

Ai fillimisht u nis për huazim në Serinë A tek Interi gjatë verës së kaluar.

United nuk do të marrë ndonjë dëmshpërblim për kilianin dhe  se klubi do të duhet t’i paguajë lojtarit një shumë të vogël, për shkëputjen e hershme të kontratës së tij.

Marrëveshja e ish-anësorit të Barcelonës me ‘Nerazzurri’ do të zgjasë deri në vitin 2023/GOAL/