Samir Ujkani: Ndeshja ndaj Malit të Zi është një finale (VIDEO)

Kombëtarja e Kosovës sot ka mbajtur stërvitjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Malit të Zi.

Pas stërvitjeve në konferencë për media kanë folur portieri Samir Ujkani dhe sulmuesi Atdhe Nuhiu.

Samir Ujkani ka thnë se ndeshja ndaj Malit të Zi, për Kombëtaren e Kosovës është si një finale.

“Besoj që jemi mirë, jemi grumbulluar, jemi duke u përgatit për ndeshjen ndaj Malit të Zi që është për ne një finale tjetër. Por ne kemi një miqësore që është një test i mirë për në edhe sigurisht se duhet të na jap idenë e lojës se si trajneri kërkon nga ne dhe besoj që djemtë janë tu punuar mirë sot e bëmë një stërvitje të mirë, jemi pozitiv dhe duhet ta vazhdojmë këtë ritëm”, tha Ujkani.

Kosovë – Gjibraltari do të luhet të enjten prej orës 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa Kosovë –Mali i Zi, do të luhet të hënën.