Samir Ujkani i lumtur me kthimin në fushë

Samir Ujkani të mërkurën e ka bërë paraqitjen e parë  për këtë sezon në fanellën e Torinos në humbjen me rezultat 3-2, nga Roma.

Portieri i Kombëtares së Kosovës është ndjerë i lumtur me kthimin në fushë, por jo edhe me rezultatin e ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur që kam luajtur, por më vjen keq për rezultatin, sepse kemi luajtur një ndeshje të mirë duke e qarkulluar topin mirë dhe duke krijuar mundësi të mira shënimi”, ka thënë Ujkani për faqen zyrtare të Torinos.

32 vjeçari ka thënë se është i lumtur në Torino dhe pret të luaj më shumë në sezonin e ardhshëm.

Ujkani ka kontratë me Torinon deri në fund të këtij sezoni, por me gjasa pritet të mbetet te skuadra torineze edhe për sezonin e ri.