Samadrexha do të bëhet me palestër sportive

Samdrexha e Vushtrrisë pritet të bëhet me palestër sportive, këtë e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, sot ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahirin, për ndërtimin e palestrës sportive në Samdrexhë të Vushtrrisë.

MKR-ja, ka ndarë 200 mijë euro për këtë vit për këtë investim dhe do ta mbikëqyrë realizmin e këtij projekti.

Dumoshi ka theksuar se projekti në fjalë është në interes të Komunës së Vushtrrisë.

“Si ministri kemi në plan që të rrisim mbikëqyrjen dhe inspektimet në terren në ato projekte ku ministria po bën investimet e saj nëpër komunat e Kosovës, me qëllim të rritjes së dinamikës së punës sepse në projekte të caktuara po krijohen vonesa në realizimin e punëve”, ka deklaruar Dumoshi.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!