Rrënohet gjysma e stadiumit në Peran të Podujevës pasi u godit nga rrufeja

Dita e dele ka qenë jo e mirë për fushën sportive “Anuari” në Peran të Podujevës, pasi është goditur nga rrufeja.

Gjysma e objektit “Anuari” është shkatërruar nga goditja e rrufesë.

Vendin e ngjarjes e ka vizituar Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Komunën e Podujevë, Elhame Kutllovci.

Në njoftimin e Komunës së Podujevës thuhet se drejtoresha Kutllovci do të ngre një komision për vlerësimin e dëmit të shkaktuar nga rrufeja.

“Drejtoresha Kutllovci do të ngre një komision për vlerësimin e dëmit të shkaktuar, në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë e përkrahjes financiar nga institucionet kompetente, që ky objekt sërish të funksionalizohet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.