Rrëfimi rrënqethës i Andros Townsend: Kjo nuk është historia e një 'Golden Boy'

Nuk pi alkool.

Nuk përdori drogë.

Nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë në ndonjë klub të natës gjatë gjithë jetës time.

Megjithatë unë arrita të humbas 46 mijë funta me vetëm një prekje në telefonin tim. As nuk duhej të dilja nga dhoma ime.

Unë jam ndoshta djali i vetëm në histori që humbas 46,000£, i shtrirë në shtrat, një natë të mërkurë në Blackpool.

Kjo nuk është një histori e “Golden Boy”. Ta qartësojmë qysh tash.

Ju nuk keni klikuar në një përrallë. Nuk më pëlqen të flas shumë për veten time, kështu që nuk do ta tregoj këtë histori për të gjithë botën. Unë po e them atë për njerëzit atje që kanë pasur gjurmët e tyre – për ata që janë keqkuptuar, depresionuar, humbur, dhe veçanërisht ata që kanë luftuar varësinë.

“Unë kam qenë atje, 100%”.

Por para se të arrijmë në atë, ju duhet një mësim i vogël i historisë.

Çdo pjesë e jona, e mirë apo e keqe, ka një arsye, apo jo ?

Pse e dini emrin e Andros Townsend – djaloshit të vogël nga Chingford?

Epo, fillimisht ne duhet të flasim për vëllain Kurtis Townsend.

Ai ishte më i vjetër se unë për tetë vjet, kështu që natyrisht ai ishte idhulli im.

Unë gjithmonë kam pasur një personalitet të varur, kështu që dikur doja të isha si Kurtis, gjithçka që mendoja ishte rreth futbollit.

Një nga fushat e akademisë së Arsenalit ishte përtej rrugës nga shtëpia jonë – thënë më shkurtë jashtë dritares.

Në kohën kur isha shtatë vjeç, unë tashmë isha në akademinë e Tottenham dhe Kurtis ishte në një provë në Wimbledon. Në ëndrrat e mia, ne do të luanim së bashku në Premier League një ditë.

Nuk mund të më thuash ndryshe. Ai ishte heroi im.

Fatkeqësisht, jeta jo gjithmonë funksionon ashtu sikur ëndërron në kokën tënde.

Kur Kurtis ishte 18 vjeç, ai ishte duke shkuar për një ndeshje në Luton me disa nga shokët e tij të skuadrës. Makina e tyre ishte përfshirë në një aksident të keq. Të gjithë mbijetuan, përveç vëllait tim.

Unë gjithmonë e urrej, kur dikush është duke shkruar një histori për një atlet që ka humbur dikë afër tyre, dhe ata e bëjnë të duket sikur vdekja e këtij personi është ajo që nxiti suksesin e tyre.

Humbja e vëllait tim nuk më bëri që të punoj më shumë. Nuk më bëri të shënoj më shumë gola. Ishte thjesht periudhë dhimbje dhe mjerim. Kaq ishte. Më ka munguar çdo ditë, dhe më mungon ende.

Nuk do ta harroj kurrë … rreth një vit pas vdekjes së tij, unë isha në shkollë, thjesht një ditë normale. Nuk isha duke menduar vërtetë për të. Pastaj një bandë e miqve të mi filluan të këndojnë këngën “I’ll Be Missing You” .

E mbani mend, kënga e Puff Daddy dhe Mary J. Blige u publikua pasi vdiq Biggie Smalls?

Every step I take, every move I make
Every single day, every time I pray
I’ll be missing you

Çdo hap që bëj, çdo lëvizje që bëj
Çdo ditë, çdo herë që lutem
Do të më mungosh

Ata të gjithë këndonin dhe nuk e di pse, por më shkatërroi. Fillova të mendoja për vëllain tim dhe nuk mund të ndaloja së qari. Unë as nuk mundja të flisja për të treguar se çfarë realisht po ndodhë dhe pse po qaj. Thjesht qajta aq shumë sa mësuesit më dërguan në shtëpi.

Kur e humbni heroin, nuk është një kapitull në përrallë. Është jeta juaj, e vërteta, ku ju nuk mund thjeshtë ta ktheni faqen e librit. Ajo dhimbje ka qenë me mua gjithë jetën. Unë kam qenë gjithmonë emocional.

Por kjo nuk është gjithmonë e shëndetshme, veçanërisht për një djalë të ri. Kur shikoja mbrapa, unë me të vërtetë kisha talent, por thjesht nuk ish aq kokëfortë. Nuk e di nëse fjala kokëfortë është e duhura në këtë rast.

Unë nuk kisha shumë përvojë mbi jetën, sepse shkova të luajtur me burra të rritur kur isha vetëm 17 vjeç. Është më e zakonshme tani, por kur Spurs më dërguan në huazim tek Yeovil Town, ishte ndryshe, ishte diçka që ishte parë rrallë.

Të dërgosh një anësor të ri për të luajtur në League One me të gjithë ata njerëz që luanin futboll për hipotekat e tyre… Çfarë mund të shkojë keq?

Unë nuk jam duke bërë shaka kur them që të luash në Premier League është më e lehtë. Si lojtar që keni aftësi për të lëvizur mirë me topin, jeni shumë më të mbrojtur. Ju jeni duke ngrënë salmon në kantinë dhe do të bëni një sy gjumë. Në Premier League, ju nuk hani ushqim në vende të shpejtë dhe të bëni udhëtim pesë orësh me autobus deri në Carlisle. Në Premier League, ju mund të jeni pak më kokëfortë dhe askush nuk do të iu bëjë gjë. Në League One është krejt ndryshe. Në Yeovil, ne ishim në zonën e rrezikshme për të rënë nga liga. Shokët e mi të skuadrës luanin për jetën e tyre. Luanin për veturat e tyre, shtëpitë e tyre. Unë nuk kisha perspektivë.

Në një nga lojërat e mia të para, unë nuk po vrapoja sa duhet, dhe mbrojtësi ynë po më bërtiste, “Vrapo mbrapa, vrapo mbrapa”.

Unë i thashë atij, atë që do ia thoja shokut të skuadrës tek Totenhami, nëse do të bërtiste duke kërkuar që të kthehem mbrapa.

Unë i thashë “F* off”.

Epo, ai nuk është 17 vjeçar. Ai është 26 vjeç dhe po luan për jetën e tij. Ai nuk më tha asgjë në fushë. Priti.

Shkova në zhveshtore sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Mendova që tani do të diskutonim në zhveshtore apo që ai do t’i tregonte trajnerit.

Por, ajo ishte League One. Dhe në League One, nëse i thoni diçka të tillë mbrojtësi, ai nuk do të shkojë të flasë me gazetarët apo të shkruajë në rrjetet sociale. Ai vjen vrap në zhveshtore tek ti duke provuar të të vrasë.

Unë isha duke ikur në zhveshtore, të gjithë shokët e skuadrës provonin ta mbanin mbrapa. Dukej i tmerruar. Ishte qesharake.

Shkova në Yoevil me shokun tim më të mirë nga akademia Spurs dhe jetuam në një motel. Çdo vakt i ushqimit ishte nga moteli sepse ne nuk kishim kuzhinë në dhomë. Nuk kishim as makinë.

Ju nuk mund të luani 90 minuta në futboll profesional duke ngrënë biftek dhe patate të skuqura çdo natë. Është e pamundur. Kështu që ne shkuam në një dyqan dhe blemë një shporet elektrik. E vendosëm mbi tavolinën e drurit që ishte në dhomë. Ndoshta ka qenë shumë e rrezikshme. Unë nuk e rekomandoj atë.

Por po – kjo ishte vendosja jonë e paligjshme e kuzhinës. Për shumë netë kishim përgatitur pula të ziera dhe oriz. Dhe pjesa më e çuditshme, tani po e kujtoj këtë, është se ne nuk kemi një lavaman të duhur kuzhine. Ne kemi përdorur vaskën në banjë për t’i larë enët e ndyra.

Nuk e di nëse ky është një lloj rekordi, por duke filluar që nga 17 vjeç, përfundova duke u huazuar në nëntë klube të ndryshme brenda katër vjet. Kjo është mosha kur mendohet që duhesh të mësosh për jetën dhe të bëhesh burrë, por unë pjesën më të madhe e kalova në hotele dhe autobusë, duke përdorur telefonin tim ose duke luajtur FIFA. Ishte e vështirë sepse isha i rrethuar nga shokët e ekipit që nuk pata rast t’i njihja.

Sigurisht, është e vështirë të ankohesh. Po, ju jeni duke jetuar absolutisht ëndrrën tuaj. Ju nuk duhet të merreni me problemet me të cilat merret një person mesatar. Por jeni një qenie njerëzore dhe nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se sa e zakonshme është që futbollistët të luftojnë nëpër periudha të dyshimit dhe depresionit.

Për mua, rrotullimi i emocioneve që kalova ishte pjesa më e vështirë. Kur isha 19 vjeç, sapo isha kthyer nga një huazim mjaft i pasuksesshëm në Ipswitch. Ishte qesharake, sepse menaxheri im ishte Roy Keane. Ai e kishte rutinë që pas çdo ndeshje, ku ai do të hynte në dhomën e zhveshjes dhe do të shkonte te secili lojtar një nga një dhe t’u tregonte atyre se çfarë mendonte për performancën që kishin bërë. Por do ta thoshte pikërisht si e mendonte.

Nuk do ta harroj kurrë se ai erdhi tek unë pas një ndeshje dhe ai tha:

“Ju stërviteni aq mirë tërë javën. Shumë shumë mirë. Por pastaj vjen loja dhe ti je katastrof, m*t lojtar”

Pastaj vazhdonte te lojtari tjetër.

Kjo është ajo çfarë përjetova në kohën time tek Ipswitch shumë përmblodhi magjinë time në Ipswitch.

Ishte surrealiste kur unë u ri ftova nga Spursat pas Krishtlindjes dhe debutova në Kupën e FA në White Hart Lane. Ndodhi kaq shpejt. Kam kaluar tërë jetën time duke punuar drejt këtij momenti. Unë nuk isha thjesht një fëmijë i akademisë. E gjithë familja ime ishin Spurs. Unë u rrita duke dashur të bëhem një anësor  për shkak të David Ginola. Nuk kam ëndërruar të luaja për Real Madrid ose Man United. Ishte gjithnjë, dua të jem Spurs.

Andros Townsend në një nga ndeshjet për Spurs Foto: Clive Mason/Getty Images

Një javë jam duke luftuar në Kampionat, duke u shkatërruar nga Roy Keane. Disa javë më vonë, unë jam duke shënuar një gol në White Hart Lane para familjes time, duke fituar edhe çmimin e lojtarit të ndeshjes dhe duke parë emrin tim në të gjitha gazetat. Mbaj mend që shkova në shtëpi pas asaj ndeshje dhe isha në kompjuter duke kërkuar dhe lexuar çdo artikull të shkruar për mua. Çdo postim në Twitter. Çdo video në Spurs.com. Duke e prekur butonin “Replay” dhe duke e shikuar në vazhdimësi.

Në mendjen time, unë kam qenë tashmë një lojtar i Spursave, apo jo? Ju nuk mund të më thoni asgjë. Unë do ta jetoja ëndrrën.

Dhjetë ditë më vonë, çfarë ndodhi?

Shkova në huazim në Watford.

Watford, Millwall, Leeds, Birmingham, QPR, a po harroj një? Është një turbullim i dhomave të hoteleve për mua tani. Unë shkova në huazim në pesë klube të tjera para se të kthehesha në shtëpi te Spursat, dhe mendoj se këtu filluan telashet.

E gjitha filloi me mërzinë, nëse bëhem i sinqertë.

Mbaj mend, në një nga skuadrat që isha, në dhomën e zhveshjes kishte shumë pankarta për lojërat e fatit. Asgjë me qëllim të keq. Asgjë nuk ka të bëjë me rregullimin e ndeshjes apo ndonjë gjë të tillë. Thjesht vendosni një bast mbi kuaj ose rugby ose çfarëdo. Ishte pjesë e kulturës. Unë kurrë nuk kisha vendosur bast për asgjë më parë, për të njëjtën arsye që nuk pi. E vetmja gjë që dija për veten time ishte se kisha një personalitet vërtet të varur. Pra, çdo gjë që mund të rrezikojë futbollin tim, unë as nuk do ta konsideroja atë.

Mund ta kujtoj saktësisht se ku isha kur vendosa bastin tim të parë. U mërzita në një dhomë hoteli të rastësishme një natë para një ndeshje, dhe pashë një reklamë në internet për një aplikacion me një bast falas. Shkarkova aplikacionin dhe vendosa një bast të vogël për të kaluar kohën.

Brenda disa muajsh, unë isha jashtë kontrollit. Shumica e njerëzve mund të vënë bast 10 £ në fundjavë dhe më pas të mos mendojnë përsëri për të. Por gjithçka që bëj unë më konsumon plotësisht. Nëse më mundni në FIFA, unë do të luaj pa ndalur FIFA derisa të kthehem dhe t’ju shkatërroj. Nëse më mundni në pingpong ose pika, atëherë gjithçka çfarë unë bëjë në kohën e lirë për një muaj është të ushtroj derisa të kthehem dhe të ju shkatërroj. Duhet të jem i mirë në gjithçka që bëj.

Ishte e njëjta gjë me lojërat e fatit, përveçse nuk funksiononte ashtu. Unë thjesht vazhdoja të humbja. Vazhdoja përpjekjen për ta nxjerrë vetën nga gropa. Atëherë, në dritën e syrit, jam plotësisht i varur. Mbaj mend kur isha në Birmingham, ishte nata para ndeshjes sonë gjysmëfinale të play-off-it. Unë isha shtrirë në shtrat, duke provuar të pushoja. Kjo ishte ndeshja më e madhe e sezonit tonë, dhe unë nuk mund të bija në gjumë. Vazhdova të kontrolloja telefonin tim, të vendosja më shumë baste.

Atë natë, unë humba 46,000 në një ndeshje të vetme.

Unë mendoj se kam qenë me rrogë, rreth £ 3,000 në javë në atë kohë.

Ndihesha absolutisht bosh. Duhet të jeni të përqendruar në futboll, gjëja që doni, por e vetmja gjë për të cilën mund të mendoni është: “Si t’i kthej paratë e mia?

Ishte një kohë kur isha në Leeds dhe ku duhej të bëja një paraqitje me disa tifozë dhe unë veç sa kisha humbur një bast të madh. Nuk mund të mbaj mend se sa para. Por isha aq i zbrazët sa gjithçka që mund të bëja ishte ta mbyllja telefonin dhe të rrokullisesha në shtrat. Isha në depresion. Unë nuk mund të përqendrohesha. Kisha humbur motivin për të bërë ndonjë gjë..

Nuk ndaloi derisa u kapa. Dhe faleminderit Zotit që u zura.

Kur u akuzova nga FA dhe u përballa me një ndalim të futbollit, kjo më ktheu përsëri në realitet. Isha përballë një ndalimi 12-mujor, dhe me të vërtetë kisha frikë për karrierën time.

Kur gjëja që ju doni në jetë mund të hiqet nga ju, ajo ndryshon perspektivën tuaj. Unë jam shumë mirënjohës që FA kuptoi se nuk kishte ndonjë veprim të keq dhe që isha thjesht një djalë budalla që bëri një gabim.

Ata pezulluan pjesën më të madhe të dënimit dhe unë shkova të këshillohem për varësinë time nga lojërat e fatit. Dhe kjo jo vetëm që shpëtoi karrierën time në futboll, por gjithashtu më shpëtoi edhe si qenie njerëzore, sepse më hapi mundësinë që në fakt të flisja me dikë për atë që po kaloja.

Dëgjo, historia e askujt nuk është një linjë e drejtë. Por imja ka qenë veçanërisht dramatike. Duke parë mbrapa, pothuajse nuk ka kuptim.

Një vit më vonë, unë po luaja për Anglinë në stadiumin Wembley.

Njerëzit më pyesin se si ndodhi gjithçka kaq shpejt, dhe në një përrallë mendoj se do të thosha që fillova të punoja shumë më shumë ose ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Por e vërteta është se André Villas-Boas më kaloi nga krahu i majtë në krahun e djathtë.

E kisha kaluar tërë karrierën time në anën e majtë.

Kalo poshtë krahut, dërgo një harkim me këmbën e majtë. Përsëriteni.

Por për fat të mirë, kur u ktheva te Spurs në 22, ne patëm një nga lojtarët më të mirë në botë në krahun e majtë. Unë nuk do të hyja në ekip para Gareth Bale. Kështu që menaxheri më ndërroi në krahun e djathtë për të parë nëse mund të funksiononte dhe gjithçka shkoi mirë. Mund të përdorja shpejtësinë time poshtë krahut, ose mund të shkoja drejt zonës dhe të godisja.

Ndonjëherë në futboll, është vërtet kaq e thjeshtë.

Mbaj mend kur sekretari i Spurs më thirri për të më thënë që isha zgjedhur për kualifikueset e Kupës së Botës, isha ulur në makinën time në parking, dhe vazhdoja të thosha:

“Ju po bëni shaka?”

“Jo, Andros”.

“Ju po bëni shaka, shoku.”

Kjo është e vërteta e ndershme e Zotit: Hera e parë që hyra në dhomën e zhveshjes në Angli dhe pashë Wayne Rooney të ulur atje, i gjithë trupi im filloi të djersitet. Unë nuk jam një person i qetë, por me siguri nuk kam thënë dy fjalë nga koha kur arrita atje në kohën kur u largova nga Wembley. Unë po e mbaja vetëm brenda, duke u munduar të isha i lezetshëm. Kam shënuar nga distanca atë natë, por gjëja që mbaj mend më shumë është se pas ndeshjes, u ktheva në shtëpi dhe shkova drejt dhomës së gjumit. E mbylla derën. U ula atje duke qarë vetëm në shtratin tim për një kohë të gjatë.

Andros Townsend Foto: FA

Kur jeni i ri, unë mendoj se mund të jeni kokëfortë, por jo edhe të sigurt – nëse kjo ka kuptim. Unë mendoj se ka shumë lojtarë atje që tregojnë një gjë tjetër nga jashtë dhe ndiejnë një gjë tjetër nga brenda.

Duke shikuar mbrapa, mendoj se nuk isha gati për gjithçka që ndodhi pas asaj ndeshje. Po lexoja gjithçka për veten time në Twitter. Mund të thuash që nuk e lexon, por është e pamundur të bllokosh. Njerëzit më ndërtuan si djali tjetër i artë (Golden Boy). Kjo është koha kur presioni filloi të bëhej vërtet intensiv. Disa muaj pas debutimit në Angli, pësova një dëmtim që nuk dukej shumë serioz në atë kohë, por përfundoi duke ndryshuar plotësisht mënyrën se si vrapova. E që përfundoi duke ndryshuar plotësisht mënyrën se si unë luaj futboll.

Kurdoherë që njerëzit thonë se nuk jam i njëjti lojtar që isha kur isha 22 vjeç, mendoj se, ju keni 100% të drejtë, shoku.

Pas atij lëndimi shtrëngues, unë nuk isha aq eksploziv, nuk isha aq i shpejtë. Por, për fat të keq, u desh shumë kohë për ta pranuar këtë. Unë ende isha duke u përpjekur të isha i njëjti lojtar që isha në 2013. Ky ishte fillimi i një kohe mjaft të errët për mua personalisht. Unë nuk isha i përgatitur për t’u marrë me pengesat, kur isha në fillim të viteve të 20ta.

Kur kisha një lojë të keqe për Spurs, do të shkoja në shtëpi dhe do të nxjerrja video të vjetra nga unë duke luajtur për Anglinë dhe pyesja veten: “Pse nuk mund të luash kështu përsëri?”

Pjesa më e trishtuar për mua dhe e vetmja gjë për të cilën pendohem vërtet, është mënyra se si gjërat përfunduan në Spurs.

Natyrisht, unë isha aq i irrituar, i ulur në pankinë. Kur shihni se koha juaj po merr fund në një klub, është e tmerrshme. Personalisht, unë u shkatërrova.

Kështu që unë përfundova duke i transmetuar zhgënjimet e mia në trajnerin tonë të fitnesit, pas përfundimit të njërës nga ndeshjet. Unë isha një lojtar që nuk hyra në lojë atë natë, dhe pasi futemi në një mosmarrëveshje të vogël, unë e shtyva atë. Me të vërtetë më vjen keq për këtë, sepse Spurs do të jetë gjithmonë klubi im.

Por, ashtu si me lojërat e fatit, ndjehet sikur diçka do të ndodhte gjithnjë. Këto gjëra ishin ndoshta të pashmangshme.

Nëna ime ishte personi që ndryshoi gjithçka për mua. Kur arrita në Crystal Palace, në sezon të parë, u irritova aq shumë me veten time, aq shumë sa që ajo mori disa kurse psikologjie sportive për të parë nëse mund të më ndihmojë. Ajo përfundoi duke gjetur psikologun më të mirë sportiv në vend dhe ma dha numrin e tij.

Ajo më shkruan: “Duhet të flasësh me të.”

Ashtu është ajo. Ajo është e jashtëzakonshme. Kjo është një histori e vërtetë – kur isha 15 vjeçe, Spurs donin të më largonin nga akademia. Në fakt, ata nuk më liruan. Ata i thanë nënës time: “Djali yt është jashtë”.

Ajo u kthye në akademi të nesërmen dhe bisedoi me drejtorin për rreth një orë. Pastaj ajo u kthye në shtëpi dhe më tha: “Ti je përsëri në Spurs. Unë u kujdesa për të.”

Kjo ndodhi! Kështu që, në çdo hap të rrugës, ajo ka qenë me mua.

Nëse një djalë i guximshëm nga Chingford, si puna ime është duke ju thënë këtë, atëherë vërtet mund ta besoni – gjëja më e mirë që kam biseduar ndonjëherë me një psikolog sportiv.

Asnjë sportist – asnjë futbollist, asnjë burrë, asnjë qenie njerëzore, çfarëdo – ne nuk na pëlqen ta pranojmë kur diçka shkon keq. Unë isha i mirë në maskimin e tij. Vish një fytyrë të guximshme si çdo person i gjallë. Por e vërteta është se kishte shumë gjëra që unë nuk i lëshova.

Por një ditë, e kuptoni që nuk jeni më fëmijë. Ju duhet të rriteni dhe të pranoni të ardhmen tuaj në vend që të kërkoni gjithmonë mbrapa. Kjo është ajo që më ndihmoi vërtet psikologu. Ditët e fundit në Crystal Palace kanë qenë në paqe me veten time si lojtar dhe si qenie njerëzore.

Është qesharake, sepse nëse keni pyetur dikë në rrugë në lidhje me Andros Townsend, ata ndoshta do të thonë, “Oh, ai ishte i mahnitshëm në të kaluarën”.

Andros Townsend Foto: Tony Marshall/Getty Images

Por atë sezon për të cilin po flisnin, 2013-2014, a e dini sa gola i kam pasur?

Një.

E dini sa asistime kam pasur?

Zero.

Unë isha emocionues atëherë, pa dyshim. Por nuk isha i mahnitshme. Ka një ndryshim. Sezonin e kaluar në Palace, kam pasur gjashtë gola dhe katër asistime. Nëse kjo është e mërzitshme, atëherë më mirë do të jem i mërzitshëm dhe i qëndrueshëm dhe në paqe me veten time.

M’u deshën 19 vjet të luaja për Spurs, që të ishte dita më krenare e jetës sime.

M’u deshën 22 vjet të luaja për Anglinë, që ishte dita e dytë me krenare e jetës sime.

Më deshën 28 vjet për të qenë në paqe me veten time, dhe natyrisht është ende një punë në zhvillim e sipër, por kjo duhet të jetë numri 3 në listë.

Ndoshta nuk kam rezultuar të jem “Djaloshi i artë” – “Golden Boy”.

Por në fund, shpresoj se jam rritur në një burrë më të mirë.

Këtu mund ta lexoni artikullin origjinal.