Rrëfimi i futbollistit italian: E mendova pensionimin, por kampionati evropian ma ndërroi mendjen

Futbollisti italian i Juventusit, Giorgio Chiellini është shprehur se kishte menduar pensionimin nga futbolli aktiv por që ‘’Euro 2020’’ ia kishte ndryshuar këtë mendim, raporton calciomercato.

“Kam jetuar një periudhë të vështirë pas dëmtimit, u ktheva pas gjashtë muajsh, u përpoqa të gjeja ekuilibrin e duhur dhe mendimi i pensionit hyri në kokën time, por ishte kampionati evropian që më mbajti në këmbë dhe dëshira për të qenë atje me çdo kusht”, thotë Chiellini.

Ai po ashtu ka shprehur emocionet e tij gjatë evropianit ‘’Euro 2020’’.

‘’Emocionet janë të pabesueshme dhe ne i rijetojmë sa herë që rishikojmë imazhet. Emocionet megjithatë mbeten dhe të lidhin gjithmonë. Mendoj për përqafimet me Locatellin gjatë penalltive, janë momente të paharrueshme që pas njëzet vjetësh do t’u tregojmë nipërve tanë”, ka thënë mbrojtësi i Juventusit.

Po ashtu Chilleni ka folur edhe për largimin e Cristiano Ronaldos nga Juventuesi.

‘’Cristiano ndjeu nevojën e një skuadre që luan për të dhe kur kjo ndodh është gjithmonë vendimtare. Ai po e dëshmon edhe tani dhe e ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij, duke përfshirë vitet që ishte me ne’’, ka thënë Chiellini.