Foto: FFK

Rrahmani: Tri ndeshjet e nëntorit do të na ndihmojnë për kualifikueset e botërorit

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Shqipërisë, që luhet të mërkurën në Elbasan.

Rrahmani ka thënë se ndeshjet e nëntorit do t’i ndihmojnë Kosovës që të përgatiten sa më mirë për ndeshjet kualifikuese të botërorit 2022.

 “Po besoj që këto tri ndeshje do të na ndihmojnë shumë që të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022, sepse e dimë që do të kemi kundërshtar shumë më të fortë se sa ne, së paku që janë të renditur më mirë në ranglistën e FIFA-s, andaj këto ndeshje do të na ndihmojnë shumë në këtë drejtim”, ka thënë Amir Rrahmani.

Kosova do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje në kuadër të Ligës C, në Ligën e Kombeve.

Më 15 nëntor luan si mysafirë ndaj Sllovenisë, kurse me 18 nëntor luan në Prishtinë ndaj Moldavisë.