Rrahmani pret paraqitje të mirë ndaj San Marinos

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj San Marinos.

Rrahmani ka thënë se kjo ndeshje i shërben mirë grupit dhe lojtarëve të rinj që priten të paraqiten për këtë ndeshje.

Ai po ashtu beson se do të bëjnë paraqitje të mirë në këtë ndeshje.

“Kemi një ndeshje me San Marinon që na shërben për grupin dhe për lojtarët e rinj. Do të jetë një mundësi e mirë. Jam i gatshëm për këto ndeshje, pas një mungese të gjatë shkaku i disa lëndimeve që pata. Kemi punuar këto ditë dhe besoj se do të paraqitemi sa më mirë në këtë ndeshje”, ka thënë mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.

Kosova të martën luan me San Marinon në Prishtinë me fillim nga ora 18:00. Më pas më 4 qershor luan miqësore ndaj Maltës, më 8 qershor ndaj Guineas dhe më 11 qershor ndaj Gambisë.

Challandes: Challandes: Miqësorja ndaj San Marinos mundësi për lojtarët e rinj që të dëshmohen (kallxo.com)