FOTO KALLXO - Stërvitja e Kombëtares së Kosovës para ndeshjes së nesërme me Kombëtaren e Anglisë

Rrahmani: Ndaj Anglisë dëshirojmë fitore

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se dëshiron fitore nesër ndaj Anglisë, ndeshje e cila luhet prej orës 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

“Kemi pësuar gola shumë ndaj Anglisë por nesër do të mundohemi ta tregojmë lojën tonë dhe të futemi për fitore pse jo edhe mos të pësojmë gola”, ka thënë Rrahmani.

Qendërmbrojtësi i Hellas Veronas ka thënë se Harry Kane është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë.

“Kean është një nga lojtarët më të mirë në botë, por edhe nëse ai mungon Anglia ka lojtarë të tjerë që janë shumë cilësor”, e ka cilësuar Harry Kane si sulmuesin më të mirë në botë Rrahmani.

Rrahmani ka thënë se në Kosovë nuk do të ndodhin fyerje raciste.

“Në Kosovë nuk do besoi që do të ndodh fyerje raciste sepse kemi shumë tifozë të United, Cityt apo Liverpoolit”, përfundoi Rrahmani.

Kombëtarja më e famshme që ka ardhur ndonjëherë në Kosovë, Anglia sot nga ora 18:30 pritet të mbërrijë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate do të mbajë një konferencë në njërin nga hotelet në Prishtinë në ora 19:30.

Ndërsa të dielën nga ora 18:00, në Stadiumin “Fadil Vokrri”, zhvillohet ndeshja Kosova-Angli, e vlefshme për kualifikim në Euro 2020.

KALLXO.com ka transmetuar live konferencen:

Trajneri i Kombëtares Bernard Challandes dhe kapiteni Amir Rrahmani në konferencë para ndeshjes Kosovë – Angli

Publiée par Kallxo Sport sur Samedi 16 novembre 2019

Kapiteni Rrahmani flet para ndeshjes me Anglinë

LIVE – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës para ndeshjes me Anglinë

Publiée par Kallxo Sport sur Samedi 16 novembre 2019

 

.