Ronaldo: Zidane më bëri të ndihem i veçantë

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka treguar lidhjet e mira që ka me ish-trajnerin e tij, Zinedine Zidane, gjatë kohës kur ishte në “Santiago Bernabeu”.

Ronaldo u largua nga Reali gjatë sezonin 2018/19, duke iu bashkuar “Zonjës së Vjetër”, për 100 milionë euro.

“Gjërat më të mira që i ndodhin një lojtari nuk vijnë vetëm nga vetja e tij, mirëpo nga njerëzit që ka përreth. Me ndihmoj shumë. Kam shumë respekt për të, mirëpo duke punuar me të më bëri ta admiroi ende me shumë. Ishte gjithmonë i sinqertë me mua, andaj kam shumë respekt për të. Më tha të qetësohem dhe të luaj lojën, se mund ta bëjë diferencën”, deklaroi ai.

Portugezi shënoi 21 gola në Seria A, në sezonin e parë te kampionët e Italisë.