Ronaldo thyen edhe një rekord tjetër në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo sonte ishte heroi i Manchester Unitedit duke shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes për golin e fitores për anglezët.

Portugezi sonte ka thyer edhe një rekord në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje në këtë garë. 36 vjeçari sonte e ka bërë paraqitjen e 178-të duke e lënë mbrapa Casillasin.

Po ashtu Ronaldo është edhe golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampioënve me 136 gola.