
Ronaldo shkëlqen në fitoren e Juventusit ndaj Udineses
Juventusi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-1, ndaj Udineses në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A.
Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer në këtë ndeshje duke i shënuar dy gola dhe një asistim.
Portugezi i kaloi bianconerët në epërsi në minutën e 31’.
Për 2-0, shënoi Federico Chiesa në minutën e 49’ pas asistimit të Ronaldos.
Cristiano Ronaldo shënoi për 3-0, në minutën e 70’.
Mysafirët e ngushtuan epërsinë në minutën e 90’ me Zeegelaarin.
Paulo Dybala shënoi për 4-1, në minutën e 90+3’.
Pas kësaj fitoreje Juventusi ngjitet në vendin e pestë me 27 pikë.
Në xhiron e ardhshme do të luajë si mysafir ndaj Milanit më 6 janar.
𝗩𝗼𝗹𝗲𝘃𝗮𝗺𝗼 iniziare così.
𝗗𝗼𝘃𝗲𝘃𝗮𝗺𝗼 iniziare così.La doppietta di @Cristiano e i gol di @federicochiesa e @PauDybala_JR regalano i primi 3️⃣ punti del 2️⃣0️⃣2️⃣1️⃣.
Bravi, ragazzi!💪#JuveUdinese #ForzaJuve pic.twitter.com/x3ajX2NcHu
— JuventusFC (@juventusfc) January 3, 2021