Ronaldo përdor thumba të stilit të ragbit në këpucë për të përmirësuar goditjet dhe shpejtësinë

Portugezi është rikthyer në formë të mirë pas pauzës dy mujore që ka qëndruar në Portugali.

35 vjeçari dëshiron që të jetë në formë të mirë për pjesën e mbetur të sezonit dhe Ligën e Kampionëve që pritet të zhvillohet në gusht.

Tuttosport dhe Sport Mediaset, shkruan se Ronaldo ka ndërruar këpucët e tij sportive, duke i përdorur të stilit të ragbit në mënyrë që ta rrisë shpejtësinë dhe t’i përmirësoj goditjet.

Ideja e këpucëve sportive të ragbit në futboll nuk është risi, pasi sulmuesi i Montepellier Andy Delort, ka nisur përdorimin e këtyrë këpucëve prej 19 shkurtit të këtij vitit.

Delort ka thyer rekordin e shpejtësisë në Ligue 1, në këtë sezon pasi ka arritur shpejtësinë e tij prej 36.8 kilometrave në orë.