Ronaldo kthehet në stërvitje me Juventusin pas 72 ditëve

Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo është kthyer në stërvitje me skuadrën e Juventusit në kompleksin stërvitor “Continassa”, pas 72 ditëve mungesë.

Portugezi fillimisht iu është nënshtruar testeve mjekësorë të J Medicall, pastaj ka rifilluar stërvitjet me bashkëlojtarët e tij.

Skuadra e Juventusit ka postuar fotografi të Ronaldos nga stërvitja e sotme.

Portugezi për dy muaj kishte qëndruar në Madeira të Porugalisë me familjen e tij.

Pas kthimit në Torino u detyrua të izolohet për dy javë.

Paraqitja e fundit e 35 vjeçarit me Juventusin ishte me 8 mars në fitoren 2-0, ndaj Interit pa praninë e tifozëve.