Ronaldo kërkon finalen e Ligës së Kampionëve me Juventusin

Cristiano Ronaldo me shokë fazën e eliminimit direkt në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve do ta nisë ndaj Portos.

Juventusi udhëton drejt Portugalisë për t’u përballur me skuadrën e Portos.

Ronaldo përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kërkon finalen e Ligës së Kampionëve me Juventusin.

“Kjo është kryesorja në Ligën e Kampionëve, faza eliminatore. Është pothuajse sikur fillon një garë e re nga kjo fazë dhe secili duhet ta japë maksimumin, sepse çdo detaj mund ta bëjë dallimin. Në vitet e fundit jemi eliminuar më herët se që kemi dashur por vazhdojmë me synime më të larta çdo sezon dhe ky vit nuk bën përjashtim. Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme kundër një skuadre të fortë dhe shpresojmë të jetë fillimi i një rrugëtimi të gjatë që dëshirojmë të vazhdojë deri në finale. Respekt për kundërshtarin por fitorja dhe përqendrimi 100% janë objektivi ynë. Fino alla fine!”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.