Ronaldo i reagon redaktorit të France Football: E justifikoi mungesën time me një gënjeshtër

Redaktori i revistës France Football, Pascal Ferre kishte deklaruar se synimi i vetëm i Cristiano Ronaldos është të fitojë më shumë Topa të Artë se Lionel Messi.

Topi i Arte ndahet nga France Football, redaktori i kësaj reviste kishte deklaruar se Ronaldo i kishte thënë atij se ky çmim individual ka domethënie më të madhe për të se trofetë ekipor.

“Ronaldo e ka vetëm një synim dhe ai është të pensionohet me më shumë Topa të Artë sesa Messi. E di sepse ai më ka treguar mua”, tha Ferre për Neë York Times.

Cristiano Ronaldo ka reaguar rreth deklaratave të Ferres duke i quajtur genjejshtra.

Ky është postimi i plotë i Ronaldos në rrjetet sociale:

Pascal Ferré gënjeu, ai përdori emrin tim për të promovuar veten dhe për të promovuar botimin për të cilin punon. Është e papranueshme që personi përgjegjës për dhënien e një çmimi kaq prestigjioz mund të gënjejë në këtë mënyrë, në mungesë respekti absolut për dikë që ka respektuar gjithmonë France Football dhe Topin e Artë. Dhe ai gënjeu sërish sot, duke justifikuar mungesën time nga Gala me një gjë që nuk ka arsye të ekzistojë.

Dua të përgëzoj gjithmonë ata që fitojnë, brenda sportivitetit dhe fer-play-it që e kanë udhëhequr karrierën time që në fillim, dhe e bëj sepse nuk jam kurrë kundër askujt. Unë fitoj gjithmonë për veten time dhe për klubet që përfaqësoj, fitoj për veten time dhe për ata që më duan. Unë nuk fitoj kundër askujt.

Ambicia më e madhe e karrierës sime është të fitoj tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë për klubet që përfaqësoj dhe për kombëtaren në vendin tim. Ambicia më e madhe e karrierës sime është të jem shembull i mirë për të gjithë ata që janë apo duan të jenë futbollistë profesionistë. Ambicia më e madhe e karrierës sime është ta lë emrin tim të shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit botëror.

Do ta mbyll duke thënë se fokusi im është tashmë te ndeshja e radhës e Manchester United dhe në gjithçka që, së bashku me shokët e skuadrës dhe tifozët tanë, mund të arrijmë ende këtë sezon. Pjesa tjetër? Pjesa tjetër është vetëm pjesa tjetër…

 

 

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)