Ronaldo i kërkon Juventusit që ta transferoj Chiesan

Juventus pritet t’i bëj disa ndryshime në skuadër gjatë merkatos së verës.

Gonzalo Higuain pritet të largohet nga bianconerët së bashku me Bernardeschin.

“zonja vjetër”, tashmë i ka siguruar shërbimet e sulmuesit suedez Dejan Kulisevskit nga Parma.

Calciomercato.com, shkruan se Ronaldo e vlerëson lartë sulmuesin italian Federico Chiesan.

Portugezi i ka kërkuar Maurizio Sarrit që ta transferojnë sulmuesin e Fiorentinës.

Fiorentina i kërkon 60 milionë euro për Chiesan, por Juventus do fus në ofertë lojtarë si Rugani, Mandragora ose Romero.

Bianconerët do të kenë konkurrencën e Interit, që po ashtu dëshirojnë transferimin e Chiesas.