Ronaldo: Hakimi një lojtar i jashtëzakonshëm, të cilin Reali gaboi që e humbi

Ronaldo “Fenomeni”, ka thënë se Interi ka bërë goditje të madhe me transferimin e mbrojtësit të djathtë Achraf Hakimin.

Ish-sulmuesi i Interit, ka thënë se Hakimi është njëri prej blerjet më të mira të kësaj skuadre në dhjetë vitet e fundit.

“Hakimi, një lojtar i jashtëzakonshëm, të cilin Reali gaboi që e humbi. Herë pas here mendoj: Ronie, imagjinoni ju dhe Hakim. Një nga blerjet më të mira të Interit në dhjetë vitet e fundit”, ka thënë Ronaldo për “Gazzetta dello Sport”.

Interi e transferoi Hakimin në verën e vitit 2020 nga Real Madridi.

22 vjeçari në këtë sezon i ka shënuar gjashtë gola dhe katër asistime nga 17 ndeshje në Serie A, duke qenë i padiskutueshëm në formacionin e Antonio Contes.