
Ronaldo e shpëton Juventusin nga humbja (VIDEO)
11.7.2020 - 23:45
Juventus dhe Atalanta ka përfunduar pa fitues me rezultat 2-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32-të në Serie A.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me Duvan Zapatan në minutën e 16’.
Vendasit e barazuan rezultatin me Cristiano Ronaldon në minutën e 55’ nga penalltia.
Atalanta kaloi në epërsi për herë të dytë në këtë ndeshje në minutën e 81’ me Malinovskyn.
Shpëtuesi i bianconerëve në këtë ndeshje ishte Cristiano Ronaldo që e shënoi golin e barazimit për 2-2, në minutën e 90’.
Pas këtij barazimi Juventusi mbetet në vendin e parë me 76 pikë, tetë pikë më shumë se Lazio që pozicionohet në vendin e dytë.
Kurse Atalanta mbetet në vendin e tretë me 67 pikë.