Ronaldo e kalon Manchesterin në epërsi (VIDEO)

Manchester Unitedi ka kaluar në epërsi ndaj Young Boysit në minutën e 13’ me Cristiano Ronaldon.

Cristiano Ronaldo debuton me gol në Ligën e Kampionëve me Manchester Unitedin.

Portugezi shënoi pas asistimit të Bruno Fernandesit.

Kujtojmë që Ronaldo në vikend i shënoi dy gola në Premierligë.