Ronaldo do të kthehet nesër në Itali

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, nesër do të fluturoj drejt Italisë për tu përgatitur për stërvitje.

Ronaldo në javët e fundit ka qëndruar në Madeira të Portugalisë, pas situatës së krijuar nga coronavirusi në Itali.

Juventus do t’i nisë stërvitjet të ndara me 4 maj, kurse me 18 maj do të nisin stërvitjet grupore.

Portugezi fillimisht duhet të qëndroj në izolim për dy javë, para se t’i nisë stërvitjet me klubin.

Po ashtu Miralem Pjanic është kthyer nga Bosnja para disa ditëve në Torino.