Ronaldo do të bëhet përsëri me binjakë

Futbollisti i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka marrë një lajm shumë të mirë pas humbjes së trishtueshme kundër Liverpoolit me rezultat 5:0.

Portugezi ka bërë të ditur që së shpejti do të bëhet përsëri baba i dy binjakëve.

Ky lajm është konfirmuar nga vet Ronaldo përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ai në foton e publikuar ka shprehur kënaqësinë e tij të madhe për këtë moment.

‘’Me kënaqësi ju njoftoj se presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri – mezi presim të ju takojmë’’, ka shkruar Ronaldo.