Ronaldo deri në vitin 2023 te Juventusi

Juventusi janë duke menduar për rinovimin e kontratës për Cristiano Ronaldos deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo të premten mbush 36 vite, Tuttosport shkruan se portugezi është në qendër të projektit të Andrea Pirlos.

35 vjeçari është duke kaluar në formë të mirë në këtë sezon me Juventusin duke i shënuar 22 gola në 23 ndeshje në të gjitha garat.

Portugezi ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, por ecuria e tij pozitive dhe marrëdhëniet e mira me Pirlon dhe klubin italian e shtynë drejt rinovimit të kontratës deri në vitin 2023.