
Ronaldo bëhet lojtari i parë që i shënon 20 gola në 12 sezone rresht në ligë
03.3.2021 - 18:32
Cristiano Ronaldo është duke vazhduar me formë të lartë në këtë sezon me skuadrën e Juventusit.
Portugezi të martën shënoi golin e 20-të në Serie A, në këtë sezon në fitoren 3-0, ndaj Spezias.
36 vjeçari me golin e mbrëmshëm u bo lojtari i parë në 5 ligat më të forta të futbollit europian që shënon 20 e më shumë gola në 12 sezoni rresht.
Ky rekord vlen vetëm për garat në liga pa i llogaritur garat e tjera.
Këtë sezon Cristiano Ronaldo i ka shënuar 27 gola dhe tri asistime në të gjitha garat.