Ronald Koeman konfirmon largimin e Riqui Puigit nga Barcelona

Trajneri holandez Ronald Koeman dëshiron të revulucion te skuadra e Barcelonës në këtë sezon duke ia bërë të qartë disa lojtarëve se nuk janë në planet e tij për sezonin e ri.

Lojtarë si Arturo Vidal dhe Luis Suarez janë afër largimit nga Barca. Ivan Rakitic është larguar duke iu bashkuar Sevillës.

Trajneri holandez dëshiron largimin e mesfushorit të talentuar Riqui Puig.

Koeman sot e ka konfirmuar 21 vjeçari spanjoll do të largohet nga Barcelona.

“I kom rekomanduar Riquit të largohet në huazim, sepse një lojtar i lirë si ai ka nevojë të luajë”, ka thënë Koeman.

Puig ka impresionuar në sezonin e fundit te Barcelona duke bërë paraqitje të mira.