Romagnoli

Romagnoli mund t'i bashkohet Barcelonës

Qendermbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli, mund të përfundoj te Barcelona në merkato e verës.

Romagnoli ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Milanin e cila i skadon në vitin 2022, duke lënë të kuptoj që klubi italian mund të kërkoj largimin e tij nga San Siro.

Gazeta italiane “Mundo Deportivo”, shkruan se Barcelona ka hedhur sytë nga mbrojtësi italian.

Blaugranët mund të përfshijnë në ofertë lojtarë si Todibo apo Emerson, duke i ofruar 25 vjeçarit pagë prej 4 milonë euro në vit.

Përveç Barcelonës, interesim për Romagnolin ka shprehur edhe skuadra e Juventusit.

Romagnoli nëse i bashkohet Barcelonës do të ishte zëvendësues i Samuel Umtit, i cili pritet të largohet nga Camp Nou në merkaton e verës.