Roma skuadre favorite për ta transferuar Pedron

Sulmuesi spanjoll, Pedro Rodriguez, do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Chelsean në fundin e këtij sezoni.

Ish-futbollisti i Barcelonës, po kërkohet nga dy skuadrat italiane Roma dhe Juventus.

Calciomercato.it, shkruan se Pedro është rrugës për t’iu bashkuar Romës.

Juventus mbetet mbrapa Romës, pasi ka shprehur interesim me vonesë për spanjollin.

Maurizio Sarri ka kërkuar nga drejtuesit e Juventusit, që ta sjellin në Torino, Pedron, pasi ka punuar me të sa ishte te Chelsea.

Pedro pritet ta zyrarizoj ekipin e ri pas përfundimit të sezonit në Premierligë.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!