Roma shënon fitore minimale ndaj Fiorentinës

Roma ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Fiorentinës me rezultat 1-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 25-të në Serie A.

Leonardo Spinazzola shënoi për 0-1, në minutën e 49’.

Spinazzola shënoi autogol në minutën e 60’ për ta barazuar rezultatin.

Amadou Diawara e shënoi golin e fitores në minutën e 88’.

Pas kësaj fitoreje Roma ngjitet në vendin e pestë me 47 pikë.

Kurse, Fiorentina në vendin e 14-të me 25 pikë.