Roma shënon fitore minimale ndaj Bolognës

Roma ka shënuar fitore me rezultat 1-0, ndaj Bolognës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në Serie A.

Goli i fitores e shënoi sulmuesi spanjoll Borja Mayoral në minutën e 44’.

Pas kësaj fitoreje Roma ka 54 pikë duke u pozicionuar në vendin e shtatë.

Ndërkaq, Bologna në vendin 11-të me 34.