Roma shënon fitore dramatike ndaj Ajaxit

Roma e ka mposhtur Ajaxin në shtëpi me rezultat 1-2, në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales në Ligën e Europës.

Davy Klaassen i kaloi holandezët në epërsi në minutën e 39’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Ajaxi kishte mundësi që ta dyfishonte epërsinë në minutën e 53’ me Dushan Tadiqin, por ky i fundit e humbi penalltinë të cilën ia priti portieri i Romës.

Lorenzo Pellegrini e barazoi rezultatin në minutën e 57’.

Golin e fitores e shënoi mbrojtësi Ibanez në minutën e 87’.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Romë më 15 prill.