Roma refuzon ofertën e parë të Juventusit për Zaniolon

Juventusi në ditët e fundit ka bërë përpjekje për transferimin e mesfushorit të avansuar, Nicolo Zaniolo.

Tuttosport, shkruan se drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka bërë ofertë në drejtim të Romës për Zaniolon, duke futur në shkëmbim opsione si Daniele Rugani, Federico Bernardeschi dhe Cristian Romeron.

Ofertën e bianconerëve, Roma e ka refuzuar, pasi dëshiron 60 milionë euro për 20 vjeçarin duke mos pranuar lojtarë në shkëmbim.

Roma është duke pasur probleme financiare gjatë kohës së fundit dhe për këtë arsye dëshiron që lojtarët të cilët vlejnë shumë në tregun e transferimeve t’i shes me para.

Drejtuesit e Romës insistojnë se dëshirojnë ta mbajnë në skuadër Zaniolon së paku edhe për një sezon, por do të jetë e vështirë për ta.

Për 20 vjeçarin italian, po ashtu kanë shprehur interesim edhe skuadra si Liverpooli dhe Interi.