Roma po mendon për Allegrin

Roma mund të bëhet me trajner të ri pasi nuk është e kënaqur me portugezin Paulo Fonseca.

Paulo Fonseca mund të shkarkohet nga posti i trajnerit, pasi nuk po tregon rezultate të mira me Romën.

Corriere di Roma shkruan se “Gjallorosët”, kanë nisur kontaktet me ish-trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegrin.

Allegri mund ta mar drejtimin e Romës, pasi është i pa punë prej vitit 2019, kur u largua nga Juventusi.